Boja ndaj Ramës, Paloka: Është vetëm fillimi i 16 shkurtit! Nuk ka parë asgjë akoma

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Edi Paloka thotë se hedhja e bojës prej tij në Kuvend, ndaj Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme, ishte vetëm fillimi i protestës së të shtunës.

“Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, s’ka parë asgjë akoma ai Kryeministër”, u tha Paloka gazetarëve.

Ndërsa pyetjes nëse në këtë mënyrë paralajmëron trazira gjatë protestës, Paloka deklaroi “I thoni Kryeministrit që realisht, nuk ka parë asgjë akoma!”

Po ashtu ai tha se parlament është i qelbur kokë e këmbë dhe se është parlament i përjashtuar nga populli.

Ndër të tjera deklaroi se goditja me bojë, nuk ishte hakmarrje e Edi Palokës, por e shqiptarëve që përditë fyhen dhe vidhen nga një Kryeministër arrogant.

Pak pas ngjarjes në parlament, Partia Demokratike sqaroi arsyen se pse deputeti demokrat qëlloi me bojë Kryeministrin, duke thënë se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”.

Lidhur me këtë veprim, Byroja e Kuvendit e përjashtoi Palokën nga punimet e parlamentit për 10 ditë.

Zjarr Tv Ad