Bojë e shenja tymi nga protestat, nis pastrimi dhe ndërrimi i dyerve te Kryeministria

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita zhvilloi ditën e djeshme protestën e pestë kombëtare, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në ndryshim nga protestat e kaluara, opozita vendosi që tubimin e djeshëm ta zhvillonte në formë marshimi para pesë institucioneve kryesore: Kryeministrisë, Kuvendit, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë të Policisë së Tiranës.

Një ditë pas protestës, punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur të pastrojnë atë që mbeti pas nga kjo demostratë.

Kujtojmë se protestuesit gjatë tubimit të së shtunës, hodhën bidonë me lëndë djegëse në drejtim të  Kryeministrisë duke i vënë flakën ndërsa shenjat e tymit dukeshin qartë deri dje.

Zjarr Tv Ad