Bojkot kombëtar i mësimit! Studentëve i bashkohen dhe gjimnazistët

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e studentëve ka nisur dhe në rrethe, te cilët kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protest në mbështetje të studentëve të kryeqytetit .

Në Elbasan një pjësë e muirë e studentrëve u nisën për në Tiranë për tu bashkuar me bashkëmoshatrët e tyre ndërsa një pjesë e studentëve kanë bllokuar rrugën.

Dy autobusë me studentë nga Elbasani nisen drejt Tiranës. Pjesa tjetër e mbetur ka bllokuar  rrugën në qytet. Devijohet qarkullimi i mjeteve. Studentët nuk lejojnë asnjë mjet të kalojë.

Ndërsa në Korçë, studentëve të Universitetit “Fan Noli” u janë bashkuar dhe gjimnazistë të shkollave të mesme.Me pankarta në duar kanë filluar marshimin drejt qendrës së qytetit.

Edhe në Elbasan ka nisur grumbullimi para Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku me studentët janë bashkuar me gjimnazistë të “Dhaskal Todrit’ dhe  ‘Kostandin Kristoforidhi’.

Më pas studentë dhe gjimnazistë do të udhëtojnë me dy autobusë të vënë në dispozicion  drejt Tiranës.

Mesazhet e studentëve në pankartat e shumta që mbajnë në duar nuk kanë munguar edhe sot.

Nga studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë vjen kjo përgjigje për kryeministrin Rama, i cili një ditë më parë ftoi në dialog studendët nëse duan të marrin zgjidhje për kërkesat e tyre.

Edhe në Filialin e Universitetit të Sarandës ka nisur mbledhja e studentëve.

Me thirrjen “Ne jemi studenta, nuk kemi frikë” edhe studentët e Universitetit të  Gjirokastrës “Eqrem Çabej” po protestojnë para godinës.

Më pas studentët kanë vijuar marshimin drejt urës së lumit, duke bllokuar rrugën kryesore.

Me dhjetëra studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” po protestojnë dhe në Shkodër.

“Ne jemi të vendosur ndaj kërkesave tona si ndaj Rektoratit, ashtu dhe Ministrisë Arsimit. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, jo vetëm studentët por edhe gjimnazistët”.

Edhe në Durrës studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” po protestojnë.

 

Zjarr Tv Ad