Boksieri shqiptar sfidon francezin për titullin e WBF

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boksieri fierak, Mikel Hodaj është gati të bëj hapin e madh në karrierë. Edhe pse në moshë fare të re, vetëm 20 vjeçare, Hodaj po stërvitet në Francë pasi më 14 qershor do të ketë një ndeshje mjaft të rëndësishme. Përballë boksierit kuqezi do të vendoset francezi, Ali Yammouni, ku do të të kërkojë titullin “International WBF”.

”Jam në prag të një ndeshje mjaft të rëndësishme për titullin “International WBF”. Shpresoj që të jetë një përballje e bukur nga të dy palët. Kundërshtari është i fortë dhe mjaft luftarak, por synimi im i vetëm do të jetë fitorja. Kam disa muaj që përgatitem për këtë ndeshje dhe ndihem në një formë shumë të mirë.”-ka thënë Hodaj në prononcimin e tij për mediat franceze.

Për 20 vjeçarin fierak kjo do të jetë ndeshja e 6-të në boksin profesionist, me rekordin 5 fitore dhe asnjë humbje. Ai e ka filluar karrierën si boksier në moshën 12 vjeçare te ekipi i Apolonisë.

Me ekipin e Apolonisë u shpall kampion kombëtar në të gjitha kategoritë ku mori pjesë. Në moshën 16 vjeçare, Hodaj u bë pjesë e klubit francez të boksit, Calais dhe fitoret e tij në boksin profesionist kanë bërë jehonë në shtypin sportiv francez.

 

 

Zjarr Tv Ad