“Boll akuzuat njerëzit”, revoltohet Lulzim Basha: Trushpëlarë dhe apologjistë…Peshku qelbet nga koka!

0
338
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon sërish për përplasjen me armë me katër të vrarë pas mesnate në Velipojë.

Në një status në rrjetin social Twitter, Basha sulmon ata persona që sipas tij fajin e ngjarjes së rëndë ia vënë qytetarëve. Sipas Bashës, përgjegjës është qeveria dhe modeli me të cilin sundon vendin.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.

 

Zjarr Tv Ad