“Boll i kemi mbështetur bizneset e mëdha”, Braçe kërkon të bëhen ndryshime në projekt-buxhet: Është turp për 140 deputetë të votojnë favorizimin e kompanisë së vetme për…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një seancë maratonë ditën e sotme është duke u diskutuar projekt-buxheti për vitin 2022. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, ka thënë se duhet të ketë disa përmirësime në buxhetin e vitit 2022. Ai u ndal sidomos te aspekti ekonomik duke theksuar se nuk duhet të favorizohen bizneset e mëdha dhe veçanërisht hotelet me 5 yje. Gjithashtu Braçe kërkoi që qumështit pluhur dhe vajit të palmës tu rritet akciza në mënyrë që mos përdoren si përzierje e dëmshme për bulmetet.

Përjashtime apo favore të përjetshme në paketën tonë fiskale nuk duhet të ketë. Duhet të vendosim ne prioritete. Ta nisim me më të dobëtit, apo ta nisim me ata që përmes favoreve akumulojnë para shumë. Kam kërkuar disa herë në Kuvend reduktimin e listës së përjashtimeve fiskale për biznesin, sidomos për atë të madh që kanë sjell të ardhura të mëdha. Në ligjin për TVSH, së pari doja të propozoja heqjen e reduktuar të 6% të tatimeve me vlerën e shtuar për të gjitha furnizimet me hotelet me 5 yje. Nga letra higjenike deri tek pijet alkoolike paguajnë vetëm 6% TVSH. Kjo u propozua vitet e kaluara për të favorizuar hotelet me 5 hyje për të organizuar lojëra fati dhe kazino brenda ambienteve të tyre, të drejtë që ja kemi hequr pjesën tjetër të ekonomisë.

Kam propozuar heqjen e përjashtimit të favorizimit me tokë dhe me ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare. Mendoj që të gjithë këtyre sipërmarrësve që jetojnë në këtë fushë i është bërë një favor. I është bërë favor sepse po zënë territore të mëdha të vijës tonë bregdetare dhe pjesën më të madhe të muajve është e blerë nga ato që kanë para. Nga krahu tjetër toka është e fundme, si në vijën bregdetarë dhe jashtë qyteteve. Le të vijmë te më e rëndësishmja. Natyrisht, propozimi që do të sjell lidhet me skemën e TVSH për bujqit për fermerët. Duhet përjashtuar këtu eksportuesit që e kanë TVSH zero në eksport. Në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%. Norma e kompesimit me 20% neutralizon TVSH. Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin. Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha.

Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut, pa ushtruar presion e të jetë bujku në trysni. Nëse shkojmë te zero në 20, humbja është 20 lekë për grumbullues. Në rast se ne do të shkojmë tek skema 0 me 20 humbje është e pastër me 10 lekë për cdo grumbullues. Në momentin kur grumbulluesi nuk fiton para nuk ka interes për ti blerë bujkut. Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Tregu është i kapur nga 10 biznesmenë dhe do të transmetohet drejt për drejt tek kostoja që burku do të blerë, fara fida, pesticide. Duhet të clirojmë tregun nga këto 10 kompani që përcaktojnë cmimet. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj, kam propozuar 150 lekë për litër edhe për vajin e palmës me qëllimin që qumështi i pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj dhe të bëhen të padobishëm ekonomikisht për tu përzier me produktet e bulmetit.

Këtu u vendos një taksë me ligj për qumështin barista. Një kompani ka në këtë vend që importon këtë qumësht që përdoret nëpër bare për tu përzier me kafen, është turp që 140 burra këtu në Kuvend te miratojne një ligj te vetëm për një kompani, njërën për ta dëmtuar dhe tjetrën për ta favorizuar. Në hotelet me 5 hyje kemi bërë boll favore duke u përjashtuar nga shumë taksa dhe këtij biznesi ne i kemi dhënë të drejtën për lojërat e fatiti. Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor dhe blektoral tatimi mbi fitimin nga 5% të bëhet zero, sepse duke cmiluar bujqërit nga tatimet për një xhiro deri në 100 milionë lekësh. Pagat deri në 40 mijë lekë të clirohen nga tatimi dhe pagat për 50 mijë lek përgjysmohet tatimi. Propozoj për të gjitha pagat nga 40 mijë lek deri në 150 mijë lek llogaria të fillojë nga paga prej 40 mijë lekësh dhe është logjike sepse është shtresa reale e këtij vendi, atyre që i shërbejnë shtetit”, u shpreh Braçe

Zjarr Tv Ad