“Boll me shpifje”/ Kokalari i “mbyll gojën” Mero Bazes dhe Carlo Bollinos: Iu doli fytyra e vërtetë

0
870
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari, i ka dhënë një përgjigje “flakë për flakë”, Geri Kokalarit, në lidhje me disa artikuj të publikuar së fundi në Gazetën Tema. Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari I cilëson si shpifje deklaratat e Geri Kokalarit

“Refuzoj ti lë të kalojnë shpifjet pa një përgjigje. Herën e fundit që e bëra këtë, heshtja ime u keqkuptua. Gjykimet bëjini vetë siç ta mendoni ju të drejtë. Boll me gënjeshtra dhe shpifje Gary Kokalari.”-shkruan Evi Kokalari.

Më tej, ajo ka një përgjigje edhe për Mero Bazen dhe Carlo Bollinon, ndërsa shkruan se “Dhe ajo lista e CIA’s që ti e fallsifikove duke i prerë pjesën që shkruante “Organizatat Kulturore, Edukative dhe Shkencore” dhe duke i shtuar logon e CIAs që në fakt dokumenti vetë NUK e kishte, e perseris, NUK e kishte, dhe duke aluduar se është lista e komunistëve shqiptare e mbledhur nga CIA, të klasifikon në një grup me Mero Bazen. Pyete Meron, pse e rrafën ne atë far feje?

Ka një arsye që vetëm Gazeta Tema dhe ato të Carlo Bollinos të botojnë. Ka një arsye që miqte e tu janë Mero Baze dhe Ilir Demiliaj. Ka një arsye që ti ke katër muaj që merresh vetëm me mua – dhe mbështetja ime ndaj Berishës ka nxjerrë në pah fytyrën tënde të vërtet. Apo është xhelozi, se në çdo shkrim që çon për botim, ju çon dhe fotot e tua ku tregon ‘rëndësinë’ tënde si patriot. Patetike!”.

Postimi i plotë:

PA FILTRA!!

Përgjigje një artikulli të ri tek Gazeta Tema. Refuzoj ti lë të kalojnë shpifjet pa një përgjigje. Herën e fundit që e bëra këtë, heshtja ime u keqkuptua. Gjykimet bëjini vetë siç ta mendoni ju të drejtë. Boll me gënjeshtra dhe shpifje Gary Kokalari.

Deri tashti kam vërtetuar se të gjitha deklaratat e tua janë një diversion total i realitetit, që nga fakti që pretendon të flasësh për të shkuaren time që ti nuk e njeh aspak, sepse më mjaftoj një vit miqësi me ty që të kuptoja sa i marrosur je dhe të bëra dalje, e deri tek shpifjet e tua që i shite si të vërteta për librin e Shkëlzen Berishës , ku vetë autori i librit u shpreh në gjyq se nuk të thërret ty për dëshmimtar sepse je manjak i pabesueshëm, pra pa kredibilitet (kam skriptet e gjyqit – dmth fakte për këtë).

Eshtë fantastike kur ti vazhdon e u thua njerëzve që je arsyeja për atë libër, ama as autori vetë s’të përfill se është bërë pishman që të ka marrë ty si bazë informacioni. Fakti që mban mbiemrin tim gjithashtu nuk të jep asnjë kredibilitet në ato që thua kundrejt meje por thjeshtë vërteton që degët e Kokalarëve dhe të Hoxhatëve kanë pasur individ të sëmurë psiqik si ty dhe Enver Hoxha.

Për sa i përket avokatëve të mi, Squire Patton Boggs është një nga firmat më të mëdha në botë, ku gjysma e partnereve kanë qënë diplomat të nderuar. Ja ashtu i njoh ata, nëpërmjet rekomandimeve të miqve të mi. Nuk mund të vazhdojmë të lëmë marrezine tënde plot me aludime të dalin në media pa asnjë pasojë apo shpjegim. Seriozisht vetëm një i sëmurë psiqik mund të bëj një lidhje kaq mediokër midis zyrës të avokatëve të mi që kanë 45 zyra ne 20 shtete dhe mbi 1500 partnere, me Sali Berishen dhe projektet e Shtetit Shqiptar të 2006-s. Jo mor jo, Berisha atë herë thjeshtë ka punesuar një firmë shumë profesionale por jo avokatin tim, ndoshta dikë tjetër në atë kompani.

Por sërish, qëllimi yt nuk është të thuash realitetin, por të mashtrosh duke ndryshuar fakte aq sa të keqkuptohen, siç bëre me rastin e Matt Gaetz ku njerëzit kujtonin se Kongresmeni është pedofil, por harron të thuash që çdo njeri është i pafajshem derisa të provohet i fajshëm, që është dhe rasti i Matt Gaetz, ndryshe nuk do ta mbanin në Kongres.

Zjarr Tv Ad