Bolsonaro refuzon G7: Macron nuk shpëtoi Notre Dame, çfarë mund të na mësojë neve?!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ofrimi i një fondi mbi 20 milionë dollarë për shuarjen e flakëve që po shkrumbojnë pyjet braziliane të Amazonës ka vënë përballë njëra-tjetrës ministrinë dhe presidencën e vendit. Presidenti Jair Bolsonaro thotë se vendet e tjera po e trajtojnë Brazilin si koloni të vetEn.

Qeveria braziliane pritet të refuzojë ndihmën e ofruar nga vendet e G7-ës për zjarret në pyjet e Amazonës.

7 vendet më të industrializuara të botës propozuan të hënën shpërndarjen e 22 milionë dollarë fondeve për të shuar zjarret që deri tani kanë shkrumbuar gati 950 hektarë pyje dhe kanë mobilizuar mbi 40 mijë ushtarë.

Sekretari i presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, e komentoi vendimin si ndërhyrje në punët e brendshme.

“Ne e vlerësojmë ofertën, por mbase këto të ardhura mund të përdoren më mirë për pyllëzimin e Europës. Kur presidenti francez Emmanuel Macron nuk arriti të shmangë zjarrin në kishën e Notre Dame që konsiderohet thesar i trashëgiminisë botërore, çfarë mund t’i mësojë ai vendit tonë,” reagoi zyra e presidentit të Brazilit, duke kritikuar kreun e pallatit të Elysee se po e trajtonte vendin si koloni të vetën.

Përplasjet diplomatike nisën që kur Macron javën e kaluar e quajti situatën në Amazonë një krizë ndërkombëtare, ndërsa një ditë më parë tha se shpresonte që populli brazilian do të kishte së shpejti një President tjetër jo aq të vrazhdë me aleatët.

Ndërkohë Ministri vendës i Mjedisit tha të hënën se i mirëpret fondet milionadollarëshe të aleancës G7 dhe po studion mënyrën e shpërndarjes së tyre.

Pjesa më e madhe e fondeve mendohet se do të shkojë për pajisjen me avionë zjarrfikës dhe ndërhyrje ushtarake nga rajoni.

Zjarr Tv Ad