Bolton: Nuk do të tërhiqemi nga Siria me ngut

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zoti Bolton, gjatë një vizite në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se nuk ka afat për tërheqjen e trupave por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar. Komentet e zotit Bolton ishin konfirmimi i parë publik se procesi i tërhqjes është ngadalësuar që nga sinjalet e para se do të bëhej brenda 30 ditësh.

Këshilltari Bolton tha zoti Trump “do që kalifati i ISIS-it të shkatërrohet”, duke iu referuar Shtetit Islamik që në të kaluarën e kishte konsideruar Raqqa-n në Sirinë Veriore, kryeqytetin e territorit të vet fetar në Siri dhe Irak.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se “afati varet nga diskutimet e politikave që duhet të zbatojmë”.

Më 19 dhjetor, Presidenti Trump shpërfilli sugjerimet e zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe befasoi aleatët kur deklaroi se po i tërhqite trupat amerikane nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore dhe kundër Shtetit Islamik dhe pozicioneve siriane dhe kanë shërbyer si këshilltarë të luftëtarëve kurdë. Njoftimi i tij, ngjalli kundërshtime të shumta, përfshirë nga ligjvënës republikanë. Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqjen në shenjë proteste.

 

Zjarr Tv Ad