Bomba e merkatos vjen nga Brazili, Santos kërkon të rikthej Neymar në skuadër

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Merkatoja e verës po na surprizon gjithmonë e më tepër me lëvizjet e bujshme apo edhe emrat që qarkullojnë cdo ditë lidhur me transferime të mundshme. 

Këtë herë ai që ka trazuar ujrat ka qënë Andres Rueda presidenti i klubit brazilian te Santos, klub ne te cilin Neymar nisi karrieren si profesionist.  

Ai ka pohuar se flet cdo ditë me të atin e futbollistit dhe se shkembejnë ide të ndryshme dhe kjo sipas Ruedas është kthyer tashmë edhe në një rutinë ditore.  

“Duke patur këtë mundësi dhe duke parë zhvillimet e fundit tek PSG, Santos do ti ketë gjithnjë dyert e haoura për lojtarin.”  

“Kur ai u largua tha se po ikën por do të kthehet përsëri një dite. Ne po flasim dhe po ëndërrojmë që një gjë e tillë të ndodh.”  

“në fund të fundit detyra ime është ta provoj pastaj të shohim se cfarë do të ndodh” ka përfunduar presidenti. 

Zjarr Tv Ad