sh Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook detaje nga shkrimi i gazetës Gjermane Spiegel që komenton mos hapjen e negociatave për Shqipërinë nga ana e KE-së. Aty theksohet se “Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës”.
Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha:
“Bomba’ e revistës më të madhe gjermane:
Rama mbahet në pushtet nga mafia e drogës”
Revista më e madhe në Europë, prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Revista thekson se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik. Vendimi ka qenë veçanërisht i hidhur për Maqedoninë e Veriut, shkruan revista.
Por kur bie fjala për Shqipërinë, revista ndan tjetër mendim.
‘Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.
Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.
Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.
Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,’ shkruan revista.