Bomba molotov kundër shqiptarëve, nën arrest 2 italianë e 2 të tjerë në hetim të lirë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 2 muaj pas ngjarjes autoritetet italiane kanë identifikuar autorët e hedhjes së një bombe molotov në banesën e dy shqiptarëve në lagjen “Casal Bertone” në Romë.

Policia italiane ka vënë në masë ndalimi 2 romanë, një 33-vjeçar në urdhër arresti me burg e një  41 vjeçar në arrest shtëpiak e po heton në gjëndje të lirë 2 persona të tjerë, miq të tyre e bashkëpunëtorë në ngjarje, 25 e 26 vjeç.

Gjithçka kishte ndodhur pas një grindje të dhunshme në një bar mes 2 shqiptarëve dhe romanëve të cilët më pas kanë organizuar hakmarrjen duke hedhur në banesën e tyre një bombë molotov.

Nuk pati të plagosur, veç dëme materiale.

Autoritetet italiane disa javë pas ngjarjes mundën të identifikonin autorët e këtij akti të dhunshëm,falë një bandane të gjetur në vendngjarje e përdorur për ndezjen e bombës.

Zjarr Tv Ad