Izraeli ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës, duke vazhduar bombardimet nga ajri por edhe toka e deti duke u rritur frika se mund të zbarkojnë mijëra trupa në drejtim të kufirit.
Helikopterë, anije, armë të kalibrit të ndryshëm janë dëgjuar duke shkrepur në lindje të Gazës, ku mbi 1.000 bomba dhe raketa janë hedhur nga forcat ajrore të Izraelit, duke shkatërruar disa “komplekse” operative që i shfrytëzonte Hamasi, duke mos harruar edhe tunelet nëntokësore në qytetin e Gazës, që ushtria i referoheshin si “metro”.
Konfuzioni dhe paniku ka mbretëruar kur forcat ajrore izraelite pas mesnatës u mbrojtën nga këmbësoria duke sulmuar Gazan, por disa orë më vonë zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se operacionet ushtarake janë kryer përgjatë kufirit, dhe se nuk ka pasur kalim të kufirit nga ushtria izraelite.
Korrespondenti i BBC nga Gaza, ka bërë të ditur se në bombardime janë përdorur luftanije, aeroplanë dhe helikopterë luftarak, si dhe qielli mbi Gaza ka shndritur nga shpërthimet.
E frika nga një operacion ushtarak nga ana e këmbësorisë izraelite, detyroi shumë familje palestineze që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kjo ndodhi kur forcat izraelite porositën përmes Tëitter se do të sulmojnë Rripin e Gazës, por më vonë zëdhënësi i ushtrisë tha se ushtria izraelite nuk është futur në Gaza.
Ndërkohë, Hamasi ka shkrepur edhe tri raketa tjera, e agjencia Reuters ka cituar fjalët e zyrtarëve shëndetësore të Palestinë, ku kanë bërë me dije se të paktën 119 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga konflikti i armatosur javën e kaluar, përfshirë këtu 31 fëmijë dhe 19 gra, e 830 tjerë janë plagosur.
E në Izrael kanë humbur jetën tetë persona një shtatë civilënë mesin e tyre dy fëmijë.