Bombat me telekomandë në Lezhë, burg për vëllain, lirohet motra

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë për motër e vëlla, Amelda Elezi 21-vjeç dhe Armand Lukani 23-vjeç nga Vlora, të cilët u kapën me tre bomba me telekomandë tre ditë më parë në Lezhë.

Gjykata ka vendosur sot të lërë në burg vëllain me akuzën ‘Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese’ dhe të lërë të lirë nën masën ‘arrest shtëpie” motrën e tij.

Ndërkohë, familjarët e tyre të pranishëm në sallën e gjyqit kanë deklaruar se vëlla e motër nuk kanë lidhje me bombat me telekomandë dhe se jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Dy të rijtë u arrestuan gjatë peracionit “The long way, gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë). Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Zjarr Tv Ad