Boom turistësh në Kremlin

0
1

Në 2018 muzetë e Kremlinit në Moskë janë vizituar nga pothuajse 2,9 milion njerëz. Lajmin e ka dhënë drejtoresha Yelena Gagarina për agjencinë Tass.
’Sipas asaj që është vendosur nga Ministria e Kulturës ruse personat që duhet të vizitojnë muzetë duhet të jenë 1,8 milion në vit, por në 2018 rreth 2,9 milion kanë vizituar qendrat historike dhe muzetë’, ka pranuar Gagarina, duke nënvizuar që numri është rritur rreth 1 milion në vit.

’Kështu nuk është mirë. E kuptojmë që ata që udhëtojnë drejt Moskës si turistë dëshirojnë të shohin muzetë e Kremlinit, megjithatë si për çdo muze të vjetër edhe për këto do të ketë kufizime’, shton ajo.