Bora bllokon 10 policë maqedonas

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas medieve kosovare, mësohet se policët janë bllokuar në fshatin Tanushë, ku bora ka arritur 1 metër.

“Bora afër 1 metër e rënë në këtë fshat ka lënë policët për gjashtë ditë me radhë të bllokuar në stacionin policor të këtij fshati, ndërsa raportohet se ushqimi i tyre është edhe drejt fundit”, – shkruajnë ndër të tjera mediet.

Pavarësisht kësaj, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Maqedonia për policët e bllokuar apo për gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa reshjet e borës vijojnë me intensitet të lartë.

 

Zjarr Tv Ad