Bora dhe akulli “pushtojnë” Shqipërinë, ARRSH: Ja akset rrugore ku kalohet me zinxhirë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione për gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin si pasojë e motit të keq dhe me ngrica. Sipas ARRSH, të gjitha akset rrugore janë të hapura, por në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Njoftimi nga ARRSH:

📌Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve,🚗 pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.
🚜 Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.👨‍🔧
👉Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

 

Zjarr Tv Ad