Mund të duket se në shumë vende ka trokitur pranvera, por në Zvicër nuk është kështu. Dita e enjte ka gdhirë me dëborë dhe kjo ka shkaktuar probleme të panumërta në qarkullimin e mjeteve.
Temperaturat parashikohen të bien prej 5 deri në 7 gradë në rajonin frankofon dhe 2 deri 5 gradë në pjesën gjermanisht folëse, shkruajnë mediat zvicerane. Temperatura maksimale e parashikuar në Gjenevë të enjten është 7 gradë, në Cyrih është 3.9 dhe në Bazel 4.9 gradë, Bern 4 dhe Lausanne 5 gradë celcius.
Megjithatë, bora ka sjellë ndërprerje të shkurtër të trafikut në autostradën A2. Për shkak të rrezikut të ortekëve, disa rrugë komunale janë gjithashtu të mbyllura. Kjo situatë nuk ka kaluar pa pasoja. Disa qytetarë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.