Borchardt: Prerja e paligjshme e pyjeve, krim

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të premten u mbajt Konferenca Kombëtare për Krimin Mjedisor, që mblodhi bashkë kryetarin e prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadorin Bernd Borchardt si dhe përfaqësues të qeverisë.

BorchardtNe e dimë se vendi është ende i prekur nga prerja e paligjshme e pyjeve dhe dëmtimi i zonave të mbrojtura, si dhe nga hedhja e paligjshme e mbeturinave që shkakton ndotje të rëndë të tokës edhe të ujit. Krimi mjedisor është shpeshherë i mirëorganizuar dhe i sofistikuar dhe lufta ndaj tij kërkon burime të mjaftueshme, bashkëpunim institucional dhe ndryshime legjislative, përfshirë ndryshime në kodin penal.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se është kritik me punën e tij dhe të institucionit që drejton duke theksuar nevojën për ndërhyrje në Kodin Penal.

KlosiUnë jam kritik me punën time si ministër. Kemi nevojë që të ngremë një aleancë më të madhe për mbrojtjen e mjedisit për të kuptuar që krimi mjedisor duhet të dënohet. 

Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për aktivitetin prodhues, bujqësinë dhe mjedisin, Eduart Shalsi u shpreh se krimi mjedisor është furnizues i krimit të organizuar e si i tillë, kërkon riformim ligjor, institucional dhe kapacitete njerëzore.

 

Zjarr Tv Ad