Bordi i Transparencës fikson naftën, ja sa shkojnë çmimet e karburanteve

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bordi i Karburanteve është mbledhur përsëri këtë të martë dhe ka vendosur çmimet e reja të karburanteve për nesër.

Për periudhën 22-23 mars, nafta dhe benzina do të shiten me 211 lek/litri, ndërsa çmimi i gazit do të jetë 93  lekë/litri.

E plotë:

Bordi i Transparencës në datë 21 mars 2022, në mbledhjen e tij të radhës, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të  jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të  jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do  jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Zjarr Tv Ad