Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të tregtohet nafta dhe benzina

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 19 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Duke filluar nga sot nafta dhe benzina do të shiten me 229 lekë/ litri, duke pësuar një ulje të lehtë.

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Zjarr Tv Ad