Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;
VENDOSI
Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë (Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018) Gazoil (10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018 ) dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).
Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.
Çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë të produkteve, janë si më poshtë:
246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
231 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
74 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Çmimet tavan/maksimal të tregtimit me pakicë të produkteve, janë si më poshtë:
258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
243 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
86 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 08.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.