Bordi vendos çmimet e reja: Rritet sërish nafta! Ja sa do të shitet

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare. Sipas vendimit të fundit, të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të shitet 235 Lekë litri nga 226 lekë që ishte këto dy ditët e fundit.

Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 211 Lekë litri. Këto çmime të reja do të fillojnë të zbatohen ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00.

Postimi i plotë i Bordit:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

223 Lekë/litri për gazoilin;

199 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Zjarr Tv Ad