Borë edhe në Bosnjë e Hercegovinë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në shumë qytete të BeH temperaturat e ajrit janë në ulje krahasuar me periudhën e vitit, ndërsa gjatë vikendit dhe sot në disa vende kishte rënë edhe borë.

Bora ka mbuluar fushat tanimë të gjelbërta të pemëve dhe kulturave bujqësore. Temperatura e ajrit nuk i tejkalon 5 gradë celsius. Mot i vranët me të reshura të kohëpaskohshme paralajmërohet edhe në ditët në vijim.

Borë mbrëmë ka rënë edhe në parkun e Zagrebit të quajtur Sleme. Temperaturat e ajrit në disa pjesë të Kroacisë kanë rënë në zero gradë.

 

Zjarr Tv Ad