‘Borë për Krishtlindje’/ Si po fuqizohen bandat e trafikantëve që sjellin kokainën në Evropë, pas goditjes së ‘super-kartelit’ në Britani

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një “super kartel” droge që kontrollonte rreth një të tretën e furnizimit me kokainë në Evropë është çmontuar në fund të muajit nëntor 2022. Ishin 49 të arrestuar në total, në vende si Franca dhe Dubai gjatë operacionit policor.

Por kjo goditje, ka lënë një vakum të madh për tregtarët e drogës. Mediat britanike shkruajnë se tashmë, bandat e drogës po vërshojnë në Mbretërinë e Bashkuar me kokainë për sezonin e festave pas operacionit që goditi ‘super kartelin’.
Policët sekuestruan muajin e kaluar 30 ton kokainë të një bande mafioze me bazë në Dubai që furnizonte një të tretën e Evropës me kokainë.

Tani një numër i madh trafikantësh të pavarur po lëvizin për të mbushur boshllëkun, kanë thënë burime të botës së krimit për Daily Star Sunday, duke organizuar shpërndarjen e dërgesave të shumë kilogramëve në kohë për të kapur festën e Krishtlindjes.

Një furnizues i kokainës i njohur në Liverpool tha: “Ishte një rrjet ndërkombëtar dhe kishte disa njerëz të rëndësishën që lëviznin fijet. Ata pothuajse i kishin gjërat të mbyllura për sa i përket furnizimit. Një pjesë e madhe e produktit që u sekuestrua po shkonte për në Mbretërinë e Bashkuar dhe dërgesa të shumta po planifikoheshin në kohë për Krishtlindje. Tani është tregu i hapur. Grupet e tjera trafikante po rriten. Sepse një gjë është e sigurt. Kërkesa nuk ka mbaruar. Në fakt është më e madh nga sa ka qenë ndonjëherë. Sidomos tani për Krishtlindje.”

Policët kufitarë kanë bërë tashmë disa sekuestrime të mëdha dhe kanë goditur një bandë të lidhur me një ngarkesë 1.4 ton kokaine me vlerë 140 milion Paund, e fshehur në një kontejner në Felixstowe.
Një tjetër ngarkesë e madhe me vlerë rreth 300 milion Paund që shkonte për në Evropë përmes Mbretërisë së Bashkuar u zbulua në një anije në Atlantik vetëm disa ditë më parë.

Por burime brenda grupeve kriminale, thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut, shkruajne mediat britanike.

Sipas “Daily Star” bosët e drogës në Britani po përdorin tani aplikacionin e koduar Telegram për të tregtuar kokainen. Aty media britanike ka gjetur disa tregtarë që postonin foto të paketimeve të pluhurit të bardhë.

Një trafikant në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka 13,000 abonentë, postoi të mërkurën ne TELEGRAM: “Dërgesa e madhe sapo hyri. Kontakto tani për ‘borën e bardhë’ këtë Krishtlindje’.

Roterdami, porti më i madh i Evropës dhe një portë kryesore për dërgesat në Mbretërinë e Bashkuar, ka parë rritje të konfiskimeve me 75% brenda një viti.

Përktheu Panorama

Zjarr Tv Ad