Boris Johnson mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boris Johnson mbajti fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe nga Buckingham Palace.

Johnson tha se: “Flamuri i bashkimit qëndron për lirinë, fjalën e lirë … sundimin e ligjit dhe mbi të gjitha demokracinë. Prandaj do të dalim nga BE më 31 tetor”.

Kryeministri i ri shtoi se zgjedhja për t’u larguar ishte një “vendim themelor” i popullit britanik, por gjithashtu tha se dëshiron që këta njerëz tashmë të ndjehen pjesë e Britanisë së Madhe.

Më vonë pritet të shpallë postet më të larta të kabinetit.

Ai pritet të rrisë numrin e grave në pozita në kabinet dhe të rrisë përfaqësimin e pakicave etnike.

Ish-kryebashkiaku i Londrës fitoi kundër sekretarit të jashtëm Jeremy Hunt marrë 66.4% të votave.

Ndërsa vazhdojnë bisedimet mes Hunt dhe Johnson për rolin e ardhshëm të sekretarit të jashtëm.

 

Zjarr Tv Ad