Boronicat janë një nga frutat më të mirë dhe më të shijshme, që mund t’I shijojmë gjatë kësaj sezone. Përveç shijes, boronicat janë shumë të pasura me vlera të mëdha shëndetësore dhe futen në kategorinë e frutave më të shijshëm dhe më të shëndetshëm.
Këta fruta të pyllit përmbajnë sasi të lartë të vitamines C dhe shumë antioksidantëve të rëndësishëm për organizmin. Prania e magnezit dhe vitaminës K i siguron boronicave edhe vlera shumë të rëndësishme për shëndetin e kockave.
Disa nga vlerat ushqyese të boronicave janë:
Përmbajnë pak sheqer– Tanime dihet se sheqeri është mjaft I dëmshëm për shëndetin, kështu që boronicat janë ideale për tu konsumuar nga të gjitha ata persona që tentojnë të heqin dorë nga sheqeri.
Kanë shumë antioksidantë– Antioksidantët I sigurojnë boronicave vlera të larta ushqyese, të cilat shërbejnë për mbrojtjen e shëndetin të zemrës, kundër kancerit si dhe kundër diabetit.
Ndihmojnë në humbjen e peshës– Boronicat përmbajnë shumë fibra, prandaj mund të përdoren si pjesë e dietave për rënie në peshë.
Përmirësojnë funksionin e trurit– Antioksidantët që boronicat përmbajnë arrijnë t’I eliminojnë të gjitha toksinat në tru, duke I përmirësuar funksionet e tij