Borrell e thotë troç: S’jemi këtu për të bërë punët tuaja, fokusohuni në dialogun me Serbinë!

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës për Stabilizim-Asociimin tha se BE-ja nuk mund të kryejë punët e Kosovës.

Zyrtari i BE nga ana tjetër kërkoi angazhim në dialogun mes Kosovë-Serbi, si dhe duke theksuar detyrimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani.

“Të kënaqur që mbajtëm këtë takim për Stabilizim-Asociim. E shoh z.kryeministër mjaft shpesh. Jo aq shpesh sa do të doja, por flasim edhe në telefon. Gjithsesi, në këtë takim bashkë me komisionerin Varhelyi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po masim përparimet që janë bërë sepse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, është udhëzuesi juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”,- u shpreh Borrell.

Zjarr Tv Ad