Borrell pret Kurtin e Vuçiçin në Paris, takimet janë të ndara

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane ditën e sotme pritet që në Paris të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiç. Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE, Peter Stano përmes një postimi në Tëitter.

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Stano.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Zjarr Tv Ad