Borxh i pashlyer: Pronari i dyqanit mban peng për 30 minuta 52-vjeçarin në Korçë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë, pasi për 30 minuta kishte marrë peng në dyqanin e tij një 52-vjeçar, me pretendimin se i kishte borxh një sasi lekësh.

Arrestimi i tij u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

”Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Zjarr Tv Ad