Borxhi fundos të riun shqiptar

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtësia angleze ka dënuar me 4 vjet burg një shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës. Ergys Agia 28-vjeç u kap nga policia Britanike  ku i gjeti në banesë kokainë me vlerë 6 mijë paund, si dhe 12 mijë paund kesh.

28-vjeçari mendohet  se kishte qënë në presion të vazhdueshëm që të bëhej pjesë e organizatës për të paguar borxhin prej 10 mijë paund grupit që e kishin kaluar ilegalisht në Britani.

Mësohet se i i riu kishte mbërritur në këtë shtet i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Trafikantët i kishin ofruar atij dokumeta false, një sasi parash kesh dhe dy automjete.

Gjatë kontrollit të policisë i’u gjetën një numër i madh sendesh dhe veshjesh të shtrenjta, karta bankare në emër të personave të ndryshëm, kokainë dhe një sasi e konsiderushme lekësh.

Në përfundim të gjykimit, avokati mbrojtës u shpreh se:
E vetmja gjë që dua të them është se ky njeri po shfrytëzohej. Ai nuk ishte në dijeni në shkallën e organizatës që bënte pjesë, apo sesa po shfrytëzohej. Nuk flet më shumë se 2 fjalë anglisht, kështu është mëse e qartë se nuk kemi të bëjnë me dikë që është në gjendje të menaxhojë një operacion të përmasave të tilla”. 

Zjarr Tv Ad