“Bosët e veshën me pushtet parlamentar”/ Zheji zbulon ‘paktin’ e Alqi Bllakos me Ramën: I është dhënë garanci se…

0
647
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se figurat e përfshira në aferën e inceneratorëve kanë pasur bindjen se janë të pakapshëm. Sipas Zhejit ata kanë lënë gjurmë të mëdha të veprimeve financiare.

“Ka pasur një bindje që janë të pakapshëm dhe të pandëshkueshëm dhe kanë lënë gjurmë të mëdha të veprimeve financiare. Ky e di që duhet ta mbajë shumë mirë me bosët, bosët janë ata që e kanë veshur me pushtet parlamentar. Tani në prag të kongresit për t’ia lehtësuar punën kryeministrit i është dhënë garanci se ata do të sillen mirë dhe do ta mbyllin këtë çarje. Duke izoluar këtë, i vënë kapak asaj dhe ky po të sillet mirë, mund ta mbrojnë. Ai ka një të ardhur personale dhe do të rrezikojë siç është i ekspozuar tani. Ky ka preferuar të korruptojë me letra dhe jo me kesh.”, u shpreh Zheji.

Zjarr Tv Ad