Bosnja arreston një luftëtar të ISIS

0
2

Një luftëtar i Shtetit Islamik me shtetësi të boshnjake, është kthyer në Bosnje ku është ndaluar nga autoritetet, njoftoi zyra e Prokurorit të shtunën. Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, shtetet në botë po ndërmarrin masa në kthimin e militantëve dhe familjarëve në vendet e origjinës.

“I.C, 24, është i dyshuar për vepra kriminale të organizimit të një grupi terrorist dhe pjesëmarrjes në forca paraushtarake si dhe terrorizëm”, thuhet në njoftim. Prokuroria e Shtetit në Bosnje kishte kthyer 46 persona nga Siria dhe Iraku në vitet e fundit. Kthimi i personit I.C, është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për shkak të koalicionit global në luftimin e Shtetit Islamik.

Sipas intelegjencës në Bosnjë, 241 persona dhe 80 fëmijë kanë lënë Bosnjën më 2012-2016 për të shkuar në Siri dhe Irak, ku si pasojë kanë lindur 150 fëmijë. Rreth 100 persona mbesin ende atje, përfshirë 49 gra, derisa 88 janë vrarë.