Bota do të lexojë Ditarin e Renias: një rrëfenjë e vajzërisë së vrarë e kohës së luftës

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditari i fshehtë i një adoleshenteje polake të vrarë nga nazistët në vitin 1942 do të botohet pas 70 vjetësh pasi ka qëndruar i paprekur në një kasafortë banke.

“Ditari i Renias”- Jeta e një vajze të re nën hijen e Holokaustit po publikohet nga anëtarët e familjes së Renia Spiegel. Libri është krahasuar me ditarin e Anne Frank. Motra e saj Elizabeth tha: “Unë kam lexuar vetëm disa faqe prej tij sepse kam qarë gjatë gjithë kohës”.

Elizabeth, e cila ndryshoi emrin e saj në Ariana, kujton motrën e saj si “një vajzë shumë e qetë dhe një vajzë shumë e mërzitshme”.

Ajo i tha korrespondentes së BBC, Rebecca Jones se motra e saj më e madhe ishte “si nëna ime”.

“Ajo ishte shumë inteligjente. Ishte drejtuese e programit letrar në shkollën e saj. Dhe ishte shumë, shumë e sjellshme dhe gjithmonë e menduar.”

Renia Spiegel, nga Przemysl, nga Polonia jug-lindore, e filloi librin e saj, i cili publikohet në Mbretërinë e Bashkuar në 19 Shtator, kur ajo ishte 15 vjeç. Faqet e tij japin informacion të dorës së parë të sulmeve të bombardimeve.

Por në mes të përrallave të tmerrit, Renia e cila kishte aspiruar të ishte poete, përshkroi për herë të parë dashurinë me një djalë të quajtur Zygmunt Schëarzer. Ata e shkëmbyen puthjen e parë disa orë para se nazistët të arrinin në qytetin e saj të lindjes.

Ajo u qëllua për vdekje në korrik të vitit 1942 në moshën 18 vjeçare nga ushtarë gjermanë që e zbuluan atë duke u fshehur në papafingon e një shtëpie pasi kishte shpëtuar nga geto-ja.

Hyrja e ditarit – 7 qershor 1942

Kudo ku shikoj, ka gjakderdhje… të tmerrshme. Ka vrasje, vrasje. Zoti i Lart madhëruar, për herë të pestë që përulem para jush, na ndihmo, na ruaj! Zot Zot, le të jetojmë, të lutem, dua të jetoj! Kam përjetuar kaq pak jetë. Unë nuk dua të vdes. Kam frikë nga vdekja. Gjithçka është kaq idiote, kaq e imët, kaq e parëndësishme, kaq e vogël. Sot jam e shqetësuar pasi ndihem e shëmtuar; nesër mund të ndalem së menduari përgjithmonë.”

Zygmunt shkruajti fragmentin përfundimtar marramendës në libër, pas vdekjes së saj.

Ai u deportua në Aushvic, por i mbijetoi kampit të vdekjes dhe u bë mjek në ushtrinë amerikane dhe, më 1950, gjeti motrën e Renia Elizabeth dhe nënën Roza në Nju Jork, dhe ua ktheu atyre.

“Ishte një përvojë tronditëse ta shihje atë,” tha Elizabeth. “Ishte hera e parë që nëna ime dhe unë e pamë. Ne ishim dy të mbijetuarat.”

Elizabeth dhe nëna e saj ishin ndier tepër të emocionuara para se të lexonin librin kur ai jua dha kështu që u ruajt në kasafortën e bankës.

“Nëna ime, kurrë nuk e mori vesh vdekjen e motrës sime”.

Libri ishte projekti i vajzës së Elizabeth, Alexandra Bellak, e cila e kishte përkthyer nga polonishtja në anglisht, në mënyrë që të mund ta lexonte.

Në vitin 2012 Alexandra vendosi që ditari të ishte përkthyer për të zbuluar më shumë për tezen e saj.

“Ishte pasi lexova këtë ditar që arrita të kuptoja thellësinë, gjerësinë dhe pjekurinë e këtij shpirti të bukur,” tha ajo.

“Mendova, unë nuk jam duke mësuar vetëm për Renia-n, të gjithë duhet ta dinë këtë histori.” 

Zjarr Tv Ad