Pak ditë pas vdekjes së Mihajlovic dhe Pele një tjetër legjendë ka humbur jetën, ndërsa bën që sërish bota e futbollit të jetë në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare legjenda e Italisë, Gianluca Vialli.
Ish-sulmuesi i njohur, i Juventusit, Chelsea, Cremoneses, Sampdorias vdiq në Londër nga ku po merrte edhe mjekimet për kancerin në pankreas, duke bërë që gjithë futbollit Italian por jo vetëm të qajë për humbjen e tij.
Vialli për shkak të sëmundjes famëkeqe u detyrua të largohej nga stafi i kombëtares së Roberto Mancinit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, teksa nuk ia doli të fitonte betejën kundër kancerit të pankreasit që filloi në 2017. Pas një periudhe pushimi pas trajtimet, sëmundja u kthye me forcë, duke mos i dhënë shpëtim. Me Viallin largohet një nga futbollistët më ikonë dhe më të suksesshëm të skenës italiane.
Në total, Vialli ka luajtur 488 ndeshje si profesionit duke shënuar 167 gola. Me përfaqësuesen italiane, Vialli zhvilloi 59 ndeshje duke shënuar 16 gola.