Skenaristja, përkthyesja dhe autorja e tregimeve dhe romaneve, Helena Kadare feston sot 79 vjetorin e lindjes.
Në një intervistë të shkurtër ajo ka folur për kuptimin e jetës, teksa ka thënë se bota në këto kohë është egërsuar shumë.
Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në mesazhin e saj ka thënë se jeta është më e bukur dhe se ja vlenë të jetohet kur je i dashuruar.
Ndër të tjera në bisedë me studiuesen Alda Bardhyli, ajo tha se se reflekton vazhdimisht për të ditur se çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka bërë keq në mënyrë që të përmirësohet.
Pyetje: Po përpiqem të të kuptoj përmes citateve të shkrimtarëve që të pëlqejnë që është Singeri, që ju e keni përkthyer në gjuhën shqipe. Gjithë vepra e tij është është për të kuptuar kuptimin e jetës.
Helena Kadare: Po prandaj ai më pëlqen aq shumë. Ideja e tij për jetën është se nuk ekziston asnjë provë që dielli do të lindë sërish nesër, mund të mos lind. Një asteroid i është vërsulur tokës dhe kjo më con në mendje shkrimtarin që s’ka asnjë provë që dielli do lind nesër.
Nuk ka kohë për të reflektuar më gjatë se siç shikojmë bota është egërsuar shumë. Lufta në Ukrainë, këto ngjarje që shikojmë sot , vërshime ujërsh, era, stuhi të gjitha këta na bëjnë të mendojmë se jeta është shumë e përkohshme dhe e shkurtër për të bërë gjënë e duhur. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë reflektim dhe mos ishin kaq të ecur me brryla pëpara, por me dashuri dhe llogjikë. Bota do ishte më e butë jo kaq egërshante.
“Ja vlenë të jetosh nëse je i dashuruar, për hirë të dashurisë dhe sa më shumë gjatë të mbash një dashuri aq më me vlera. Vlera është shpirti jotë domethënë shpirti gjallërohet dhe merr kuptim. Dhe aksionet që bën i bën shumë më të bukura nëse është i dashuruar” tha ajo në mesazhin e saj.