Botërori i Peshëngritjes/ Calja “rrëmben” medaljen

0
15

Briken Calja ngre sërish lart flamurin kombëtar.

Peshëngritësi cërrikas vazhdon të mahnisë në eventet ndërkombëtare. Kampioni i shtangës kuqezi shkëlqeu në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Pattaya të Tajlandës.

Ndonëse konkurenca ishte shumë e lartë, pasi Calja përballej me kundërshtarët më të fortë të Botës, shqiptari u tregua fantastik. 29 vjeçari u rendit i treti në stilin e shkëputjes me peshën deri në 73 kilogramë.

Në këtë stil, Calja ngriti lart 156 kilogramë  duke marrë medaljen e bronztë. Ndërsa në stilin e shtytjes, ai u klasifikua në vendin e 13-të me 181 kilogramë dhe për pasojë u rendit i 5 në dygarësh. Me këtë paraqitje, Calja siguron kualifikimin në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.

Ndërkaq, paraditen e sotme, në pedanë u ngjitën dy peshëngritësit tjerë, por as Erkand Qerimaj dhe as Daniel Godelli nuk arritën që të varnin në qafë medalje, duke dështuar për të “kopjuar” provën e Calja, i cili deri më tani sjellë medaljen e vetme për Shqipërinë nga ky Botëror.