Bovillë/ Nis puna për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka nisur një investim në ujësjellës, për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar një linjë të re transmetimi, e cila rrit ndjeshëm furnizimin me ujë për qytetarët, veçanërisht ata që jetojnë në periferi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të UKT-së, Redi Molla, inspektuan punimet që po kryhen për rritjen e kapacitetit filtrues të Bovillës, ndërsa theksoi se ky investim i përgjigjet zhvillimit demografik që ka pësuar Tirana në afro dy dekada.

“Jam jashtëzakonisht i impresionuar: Është një nga ditët më të ftohta të vitit, megjithatë vlon puna në impiantin e Bovillës.

Para 20 vitesh, Tirana kishte gjysmën e popullsisë, me dyfishimin e popullsisë, janë dyfishuar nevojat për ujë.

Ndaj, po fillojmë dyfishimin e impiantit të Bovillës.

Është një ditë historike për ujësjellës-kanalizimet, jo vetëm të Tiranës, por të Shqipërisë, sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë.

Ky është ndoshta investimi më i madh pas 20 vitesh për kryeqytetin shqiptar, kur vjen puna te furnizimi me ujë”, tha Veliaj.

Nisja e këtij investimi, për kryebashkiakun e Tiranës shenjon nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë në 5 vjet.

“Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’, tha Veliaj.

Investimi do të kryhet në dy faza, ku njëra prek rritjen e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë dhe faza e dytë parashikon nisjen e punës për shtrimin e një rrjeti të ri të transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet, ku përfituesit kryesor do jenë kryesisht zonat fundore të Tiranës, si zona e Astirit dhe Unazës së Re.

Zjarr Tv Ad