Bozdo: Inflacioni solli 500 mln $ në buxhetin e shtetit! Qeveria t’i kthejë paratë qytetarëve

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, komentoi në emisionin ‘Këndi i Pano Sokos’ krizën energjetike në vend. Bozdo deklaroi se qeveria e Ramës është sjellë në mënyrë brutale me ata që kishin kontrata të HEC-eve duke i stigmatizuar si shushunja.

“Në 2013-ën ne kishim bërë një punë të lavdërueshme në nxitjen e burimeve të reja të energjisë, HEC-et. Njësinë prodhuese të energjisë elektrike sot e gjen me çmim 10 herë më të lirë. Kjo qeveri duhet të merrte parasysh faktin që duhet të bënte politika të forta nxitëse atje ku kemi avantazh konkurrues, që është energjia e rinovueshme.

Sot s’kemi në funksion asnjë njësi që prodhon energji ere ose fotovoltaike. Qeveria u soll në mënyrë brutale me ata që kishin kontrata të HEC-eve duke i stigmatizuar si shushunja. Përsëri para një jave përdori të njëjtin fjalor.”-tha Bozdo.

Demokrati deklaroi se në sektorin e energjisë elektrike është investuar më shumë se 1 miliardë euro dhe duhet të ishim në një tjetër nivel ndërsa shtoi se faturat afrofe përbëjnë shqetësimin kryesor të klientëve.

“Faturat afrofe sot përbëjnë shqetësimin kryesor të klientëve por askush nuk e thotë.”-tha Bozdo.

Lidhur me inflacionin, Bozdo u shpreh se qeveria përpiqet të mbulojë të vërtetën ndërsa theksoi se për këtë shkak kemi 500 mln $ të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit, dhe me këto para duhet të ndihmohen qytetarët.

“Inflacioni i shportës së ushqimeve godet shtresën më të varfër. Qeveria në periudhën janar-gusht ka 500 mln dollarë të ardhura shtesë për hir të inflacionit, të paparashikuara në buxhet. Deri në dhjetor do jetë 800 mln. Këto nuk i takojnë qeverisë, por duhet t’ja japi qytetarëve mbrapsht. Ato që shiten si paketa, nuk janë gjë tjetër veçse ideksime.”-tha Bozdo.

Zjarr Tv Ad