Braçe: Dhunuesve do u tregoj ligjin

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale në prag të protestës së opozitës së bashkuar, ku shprehet se  nuk i tregon dhe as nuk i uron burgun askujt, por thjesht u kujton ligjin dhe sanksionet që burojnë prej tij.

Ai thekson se  kush ka vjedhur, vrarë , djegur dhe grabitur në këtë vend  do të përballet me ligjin, kushdo qoftë ai. Një ditë më parë, numri dy i qeverisë Rama tha se çdo dhunë e protestuesve në tubimin e sotëm tek kryeministria do të  marrë përgjigjen ligjore.

“Une as i tregoj e as i dua #Burgun kerkujt! Sidomos cilitdo qe qofte edhe modestisht mendon!Por #Ligjin, kujt #vodhi e perseri do vjedhe,kujt #dhunoi e perseri do dhunoje,kujt #dogji e perseri do djege,kujt #vrau e perseri do vrase, patjeter qe ja tregoj! Ndodh kudo ku ka qytetare qe  sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunes, djegies dhe vrasjes se gjithkujt qe eshte nje qytetar qe beson vec tek #ligji! E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete, mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!

Por ka nje dite, nje dite, kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin. Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht!Dite te mire e te paqte; Mos harroni, #Divjaka eshte 50 minuta larg prej Tiranes!”-shkruan ai në Instagram.

Zjarr Tv Ad