Braçe kerkoi interpelancë, Ahmetaj: Formalizimi i klubeve emergjencë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh dhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thirrur sot në një interpelancë Ministri ne Financave dhe të Ekonomisë për ligjshmërinë fiskale Të Federatës Shqiptare të Futbollit. Braçe në këtë interpelance ka kërkuar nëse FSHF ka ligjshmëri fiskale apo jo duke kërkuar përgjigje nga Ministri Ahmetaj.

Pjesë nga deklarata e Braçes Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10% që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit. Që në muajin shkurt, i kam kërkuar MF informacion për tatimet që paguhen nga FSH për çdo të punësuar në 5 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është gërmë për gërmë ligjore. Ca ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës. Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë.

Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu qe nuk heq dorë nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Rolandon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet.

Më pas fjalën e ka marrë , ministri Ahmetaj i cili theksoi se futbolli është shumë larg formalizimit, duke zbuluar pagat e disa prej futbollistëve të skuadrave më në zë të vendit.

“Te Skënderbeu, Kristi Vangjeli paguhet 100 000 lekë në muaj, më pak sesa ekonomistja e klubit. De Sousa merr 22 000 lekë në muaj. Nuk ka të hajë me kaq, jo që të luajë futboll. Te Tirana, trajneri Gugash Magani punonte pa lekë fare. Pastaj kemi Klodian Dervishin e Partizanit, edhe ky pa lekë. Ze Maria merr 90 000 lekë, aq sa Ilion Lika. Astrit Nallbani merr vetëm 1 lek. Pra, klubet e futbollit janë shumë larg nga formalizimi”, deklaroi Ahmetaj.
Më tej, ministri shtoi se “futbolli ka nevojë për formalizim”.

“Është emergjencë, FSHF-ja po avancon në këtë drejtim krahasuar me vitin 2014, por jemi ende larg formalizimit.  Është e dukshme që sporti ka nevojë për mbështetjen e qeverisë dhe formalizim. Vetëm me formalizim i kthehet dinjiteti atyre lojtarëve që i trajtuam si heronj në Evropian”, tha Ahmetaj.

 

Zjarr Tv Ad