Braçe kërkon shpjegime nga ministrja e Bujqësisë: Pse u trefishua çmimi i plehrave kimike? Fermerët dalin me humbje

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar ditën e sotme interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca duke denoncuar humbjet e fermerëve për shkak të rritjeve të plehrave kimike dhe produkteve të tjera.

“Ekonomia është rritur, por jo bujqësia. 45% e popullsisë së vendit që ndodhet në fshat duket si e përjashtuar nga rritja ekonomike, kjo është pabarazi. Rritja ekonomike me pabarazinë si kosto është iluzion. Ka arsye pse ndodh kjo. Në bujqësi kanë rëndësi dy elementë, kostot e prodhimit dhe çmimet e produkteve bujqësore.

Ministrja Krifca tha se qeveria po e ndjek me vëmendje situatën e rritjes së çmimeve, por shtoi se kjo ka ndodhur për shkak të tregut global.

“Rritja e çmimeve dhe inflacioni është një sfidë për të gjithë. Të ndërgjegjshëm, të shqetësuar si ju si dhe për peshën që sektori mbart qeveria shqiptare qëndron në krah të fermerëve. Buxheti i akorduar për ta është më i larti që nga viti 1991, me 3.2 mld lekë në mbështetje të drejtpërdrejtë. Po e ndjekim situatën e çmimeve me shumë vëmendje. Jemi të vëmendshëm që kjo situatë të mos shfrytëzohet në mënyrë spekulative nga ofrues të imputeve bujqësore. Rritja e çmimeve të plehrave kimike reflekton ndikimin e rritjes globale të çmimeve të inputeve”, u shpreh ministrja Krifca.

Zjarr Tv Ad