Braçe kritika qeverisë për projekt-buxhetin e 2023: Këto janë shkurtime dhe unë jam kundër

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit, është shprehur i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit të viti të shkuar.

Ai tha se GDP-ja nuk mjafton dhe se duhet rishpërndarja e të ardhurave.

Braçe tha se nuk është i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar dhe sipas tij kjo vjen edhe nga mosrealizmi i shpenzimeve.

“Nuk dua të harroj që GDP-ja nuk mjafton, duhet rishpërndarja e të ardhurave. Një mjedis i degraduar nga rënia pas GDP-së dhe rënia në ndërtim, ul mirëqenien. Duhet zbatimi i buxhetit që miratojmë sot, troç duhet punë. Jam i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit vitin e shkuar. S’jam i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike. Investimet e larta publike ka qenë politika bazë e 3 viteve të fundit”, tha Braçe.

Braçe i bëri thirrje të drejtpërdrejtë qeverisë që të mos e shkurtojë buxhetin e vitit 2022 për bujqësinë, pasi shumë fermerë kanë mbetur pa marrë subvencionimin për naftën, ndërsa kërkoi edhe shtim prej 1 mld lekësh që të paguhen të gjithë fermerët që janë shpallur fitues.

“Paratë që janë sot në bujqësi s’kanë qenë kurrë më parë në asnjë prej buxheteve, por duke thënë këtë duhet të pohoj se bujqësia s’ka qenë kurrë kaq sa është sot, serat e reja kanë hyrë në prodhim, me paratë e bujqve. Nevoja për para po rritet. Nafta 1 mld e 550 mln lekë, jam kundër shkurtimeve në buxhetin aktual të 2022. Edhe 1 mld lekë shtesë për të paguar të gjithë ata që janë shpallur fitues dhe kanë plotësuar kushtet.

Nuk pranoj të planifikohet më pak sesa shumë që paguajmë sot si mbështetje për buqit dhe blegtorët. Skema e TVSH është keqkuptuar si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët. Kemi nevojë për prodhim, të prodhojmë këtu, bujqësia është armë plus. Ne kemi nevojë për prodhim jo sipërfaqe. Skema e mbështetjes duhet të shkojë për çdo kg dhe litër”, tha ai.

Zjarr Tv Ad