Deputeti socialist Erion Braçe kritikon Policinë e Tiranës për aksidentin tragjik të ndodhur në orën 03.20 të mëngjesit të sotëm, ku humbën jetën Luan Cenollari dhe Ali Bejo, ndërsa shoferi që e shkaktoi, Emirjan Doko, ndodhet në spital.
Sipas Braçes, edhe pse ora policore e ndalonte qarkullimin disa orë më herët, edhe pse lokalet duhet të ishin të mbyllura disa orë më herët, Emirjan Doko ishte i dehur, u fut me semafor të kuq dhe shkaktoi vdekjen e dy personave të tjerë.
“Atehere: Kjo eshte vrasje e qellimte e dy shtetasve! Ne ane tjeter; kaq shume shkelje ligji, po Policia ku eshte ne mes te Tiranes?!”, shkruan Braçe.
Statusi i plotë i deputetit të PS:
Per qartesi;
- Ne qarkullim ne ore 3.20 te mengjesit, pra nen ndalimin e ores policore;
- I dehur, pra i sapo cuar nga ndonje mejhane e hapur edhe pse nen ndalimin e ores policore;
- Me shpejtesi, pra i ndaluar ne cdo ore te dites, ne oren policore i ndaluar fare fare;
- Vijon rrugen me semafor te kuq, pra i ndakuar ta bej ne cdo ore te dites, ne oren policore nuk duhet te levizte fare fare;
Atehere: KJO ESHTE VRASJE E QELLIMTE E DY SHTETASVE! Ne ane tjeter; KAQ SHUME SHKELJE LIGJI, PO POLICIA KU ESHTE NE MES TE TIRANES?! E fundit; NUK LUFTOHET PANDEMIA ME GJASME, HEM SI SEMUNDJE INFEKTIVE, HEM SI PANDEMI E PALIGJSHMERISE, HEM SI PANDEMI E VRASJEVE NE RRUGE!