Deputeti socialist Erion Braçe ka folur ditën e sotme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për rritjen e çmimeve në vendin tonë.
Braçe ka deklaruar se tregu në vendin tonë është deformuar për shkak se ka probleme të mëdha të konkurrencës. Ai shprehet se abuzimi vjen nga mungesa e konkurrencës në treg ndërsa shton se shoqatat që përcaktojnë çmimet funksionojnë si kartele.
“Tregu ynë është i deformuar. Ka probleme të mëdha të konkurrencës. Janë evidente për sa kohë ne shkojmë dhe ndërtojmë një bord për të ndaluar abuzimin. Nga se vjen abuzimi. Nga mungesa e lirisë dhe e konkurrencës në treg.
Kemi shoqata që përcaktojnë çmime. Që funksionojnë si kartele në treg. Bordi nesër pasnesër mbaron lufta e përfundon funksionin e tij. Duhet të rregullojmë tregun. Unë nuk dua të caktojnë çmimin që dua unë.
Dua që çmimi të jetë i drejtë, të jetë produkt i kërkesës dhe ofertës. Shpenzimet e tyre janë ato që njihen nga ligji i procedurave tatimore. Referenca është vetëm ligjore. Kemi dy akte normative që ndryshojnë thelbësisht. Është rritur premio. Te akti i dytë e keni lënë të lirë, sa ta sjellin ata. Për fat të keq nuk ia tregojnë as doganës. Se e kanë në marrëveshje”, ka deklaruar ai.