Braçe mesazh të prerë Bashës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili gjatë takimit të zhvilluar sot në Selenicë është shprehur se nuk lufton për karrige.

Në reagimin e tij, Braçe i kërkon Bashës të marrë për veshi kryebashkiakun e Selenicës dhe të çojnë b*thën nga karrigia partiake e të shkojnë të ndërrojnë transformatorin nga merr energji pompa e ujësjellësit.

Sipas zv.kryeministrit, Selenica ka shtatë ditë pa ujë dhe kryetari i PD as që mendon për këtë.

“TI LYRZIM NUK PO LUFTON PER KARRIGE? TI LYRZIM PO LUFTON PER INTERESIN PUBLIK?
E ke seriozisht kid? Atehere, merre per veshi ate Papin tend, domethene “kryetarin legjitim” te Selenices, te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille, shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;

Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete! Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij, pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll; Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!

Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur! Ky eshte interes publik! Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice! Ndryshe e bejme ne, por ti e ju hani peshk pas kesaj!”, shkruan Braçe.

 

Zjarr Tv Ad