Braçe: Ndëshkim për nëpunësit e dhunshëm të administratës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë ata nëpunës të administratës që janë përfshirë në protestat e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore do të ndëshkohen deri në largimin e tyre nga puna. Zv/kryeministri, Erjon Braçe, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve u shpreh se task forca e ngritur nga qeveria për zgjedhjet e 30 qershorit ka evidentuar të gjithë punonjësit të përfshirë në fushatë zgjedhore.

Sikur të mos mjaftojë fakti që nuk janë më në asnjë pushtet, as qëndror dhe as atë lokal, qeveria duket se do të hakmerret me mbështetësit e opozitës që u bënë pjesë e protestave.

Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve tha se Qeveria shqiptare ka marrë masat e para kundër punonjësve të administratës që u përfshinë në aktet e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore.

Braçe: Marrjen e masave për çdo nëpunës të administratës të konstatuar në shkelje të detyrimit ligjor, në situatat e dhunës të krijuara veçanërisht para Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të ndryshme. Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim, veçanërisht të atyre të ndaluar nga policia e shtetit.

Gjatë vitit 2018 janë larguar 563 punonjës jashtë shërbimit civil.

Braçe:Gjatë orarit zyrtar të punës është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore, nëpunës civil, administrativ apo edhe me kontratë pune, pjesëmarrja në veprimtari politike. Nxënësit edhe jashtë orarit të mësimit e kanë të ndaluar, dhe kështu ndodhi, të ishin pjesë e veprimtarive në kuadër të fushatës zgjedhore.

Para zgjedhjeve të 30 qershorit, bashkitë e djathta kërkuan moslejimin zhvillimit të procesit për shkak të dekretit të Presidentit, duke u bërë kështu protagonistë për të mos lejuar zhvillimin normal të punës në disa KZAZ.

 

Zjarr Tv Ad