Braçe nga Shkodra: Votat janë blerë, por s’e kemi kontestuar Ademin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës Kryeministri Erion Braçe u ndal paraditen e sotme në Shkodër, ku hodhi akuza për blerje votash.

Teksa inspektoi drejtoritë rajonale qysh në 08.00 të mëngjesit, ai tha se i ka gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku ishte prezent.

“Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të plotësohem nga të rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesera e partisë. Këtë herë në Shkodër në orën 8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endecakë dhe mesa duket në Shkodër për kryebashkiaken edhe qentë lexojnë. Patjetër që kemi kandidatët për Shkodrën për zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se partia socialiste ka një projekt të madh për ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti”, u shpreh Braçe.

Ai shprehu keqardhje, për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë për mbeturinat.

Sa i përket zgjedhjeve ai u shpreh i vendosur për tu futur në zgjedhje, ndërsa e cilësoi si diçka normale që opozita te kundërshtojë qeverinë.

“Kushdo që të jetë opozita ne do futemi në zgjedhje. Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kane qene legjitime dhe do jene legjitime. Zoti Palmer, zëvëndës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqipërisë. Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër?”, tha Braçe.

Ai shtoi se edhe në Shkodër ka patur blerje pafund votash por sërish nuk është kontestuar kryebashkiakja Votana Ademi, përderisa zgjedhjet janë certifikuar si legjitime.

Zjarr Tv Ad