Braçe-opozitës:Harrojeni se do blini drejtësinë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar përplasjet e ndodhura ditët e fundit në KZAZ-të e disa bashkive. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe ka sulmuar opozitën, teksa i ka paralajmëruar se nuk do t’i fshehin tenderët, duke i vënë zjarrin KZAZ-ve.

Më tej, zv.kryeministri është shprehur se opozita duhet ta harrojë se do të blejë prokurorë dhe gjyqtarë. Sipas tij, opozita do të dështojë në misionin për t’i ndalur të tjerëve votën.

“Ta harrojnë se duke i vënë zjarrin KZAZ-ve do të fshehin tenderët, ne jemi për t’i treguar ligjin dhe ligji nuk do të jetë siç ka qenë. Ta harrojnë se do të gjejnë prokurorë dhe gjyqtarë që t’i blejnë me lekë. jo vetëm për zjarrin mbi KZAZ.

Misioni që kanë marrë përsipër për t’i ndalur të tjerëve votën, do të dështojë, sepse ka një arsye. Nuk kanë popull. Kanë policë bashkiakë, kanë punonjës bashkie, por nuk kanë popull. Me popullin do gjejnë belanë, dhe drejtësinë e barabartë”, u shpreh Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 

Zjarr Tv Ad