Braçe për dekretin e Metës: Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, deklaroi në Kuvend se 30 qershori është rrugë e nisur kushetutshmërisht dhe nuk ndalet.

Për Braçen, akti i Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve të dekretuar prej tij është krimi më i madh kushtetues.

Erjon Braçe: Pushtet sa të duash dhe me kë të duash pa zgjedhje nuk ka, nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë. E drejta për të zgjedhur me votë të zgjedhurit në kuvend, qeverisjen qëndrore dhe qeverisjen vendore nuk mund të pezullohet, të shfuqizohet jo e jo nga askush pavarësisht ofiqit dhe madhësisë së zyrës që ka. Kjo është risia kushtetuese që kërciti pesë ditë më parë direkt nga selia e Presidentit të Republikës. 

Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka, deformim më të rëndë demokracisë nuk ka tentuar ti bëjë kush.Po zgjedhjet në këtë vend në rastin dhe aktin më të rëndë kundër zgjedhjeve në këtë vend në vitin 1996 janë dhunuar e manuipuluar, shkatërruar por e drejta themelore e shtetasve për të votuar nuk është pezulluar apo shfuqizuar as  atëherë. Imagjinoni në 2021, sipas këtij precedenti, PS të dalë dhe të thotë nuk dua këtë datën e zgjedhjeve dhe nuk marr pjesë në zgjedhje në këtë datë, i bie të rrijë pa fund në pushtet ose deri kur të gjithë binden dhe të bëjnë zgjedhjet siç i do PS. 

Në 2013, PS hyri në zgjedhje pasi e vranë dhe vodhën këta që duan të krijojnë këtë precedent. Ne nuk jemi këta, nuk duam pushtet pa zgjedhje. Ndaj 30 qershori është rrugë e nisur kushetutshmërisht, nuk ndalet. Pushtet pa zgjedhje nuk ka më, ka vdekur që në 2017. Kurrkush nuk mund ti imponojë mazhorancës një krim kushtetues. Kjo duhet të marrë fund në 30 qershor.

Zjarr Tv Ad